Sulmuesi i kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni, po kalon një moment shumë të mirë me skuadrën e tij, Ferencvaros.
Me paraqitjet e tij këtë sezon ka arritur të ndihmojë skuadrën hungareze, me gola dhe asiste.
Forma e mirë e treguar nga shqiptari nuk ka kaluar pa u vënë re. Faqja e “Europa League” në rrjetin social instagram pa publikuar një foto të Uzunit teksa i ka “thurur” elozhe.
Sulmuesi beratas ka arritur të shënojë 14 gola dhe ka dhënë edhe 7 asiste, duke qenë protagonist kryesor tek skuadra e Ferencvaros, duke marrë pjesë në 21 gola të shënuar nga ekipi i tij, vetëm në 22 paraqitje.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al


