Po raportonte për protestat në Minneapolis, arrestohet gazetari amerikan i CNN, kolegu i tij i bardhë jo

schedule14:46 - 29 Maj, 2020

schedule 14:46 - 29 Maj, 2020

Gazetari i CNN Omar Jimenez është arrestuar teksa po raportonte në transmetim të drejtpërdrejtë për protestat dhe trazitat në Mineapolis pas vrasjes nga ana e policisë të 46 vjecarit afro-amerikan George Floyd.

Jimenez u prangos pasi u identifikua se ishte gazetar, nga ana e agjentëve të policisë. Së bashku me të u arrestuan dhe pjesa tjetër e ekipit, kameramanë e fotografë. CNN reagoi duke e cilësuar ngjarjen si një shkelje e amendamentit të oarë.

Në të njëjtën kohë me anë të një mesazhi në Twitter CNN sqaron se reporteri afro-amerikan u arrestua teksa po ndiqte protestat në Mineapolis,. Më tej theksohet se në zonë ishte dhe një gazetar i bardhë por ai nuk u arrestua. Pas pak minutash në komisariat të gjithë u lanë sërish te lirë, sipas konfirmimit të kolegëve të tyre në Twitter./abcnews.al