“Po qëndrojmë brenda, dy pleq jemi”, Rama telefonon qytetarët për ankesat: Të fala të dashurit

schedule20:20 - 31 Mars, 2020

schedule 20:20 - 31 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e përditshëm me qytetarët ka njoftuar çështjet e zgjidhura që kryesisht lidhen me pensionet, asistimet, ilaçet, operacionet mjekësore, autorizimet etj.

Gjithashu kryeministri u shpreh se “Qytetarët që nuk do të paraqiten në komision do të vijojnë që të marrin pagesat e paaftësisë, pasi komisionet janë mbyllur”.

Kryeministri Rama pas komunikimit për çështjet e zgjidhura ka telefonuar qytetarët për tu njohur me ankesat e tyre.

Biseda:

Edi Rama: Si je?

Qytetari: Të paftë i madh Zoti, dëgjon nënën tani. Kam vajzën e ndarë me dy fëmijë. Në Vlorë janë. Qiramarrësi e ka të shoqen me tumor dhe do ta shesi shtëpinë

Edi Rama: Merri emrin e pronarit dhe do të të marrim ne prapë në telefon

Qytetari: Mirë, se ne po rrimë brenda, dy pleq jemi. Ashtu siç na ke thënë ti.

Edi Rama: Ashtu bëni, mos dilni jashtë. Të fala të dashurit.