“Po ndjekim rastin”, Ministria e Jashtme për ABC News: Nuk ka të dhëna që ndalimi lidhet me aktivitetin e shoqatave

schedule14:57 - 24 Janar, 2025

schedule 14:57 - 24 Janar, 2025

Vendimi për të ndaluar dy shtetasit shqiptar Edlira Lilaj dhe Gazmir Memajn të hyjnë në territorin serb për një vit ka vëne në lëvizje edhe ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ambasada shqiptare në Beograd ka kërkuar takim me autoritetet përkatëse ndërsa në përgjigje të ABC Neës, ministria shpjegon se deri në këto momente nuk ka asnjë të dhënë që e lidh ndalimin e përfaqesuesve të dy organizatave joqeveritare me aktivitetin që ato bëjnë në Shqipëri.

“Arsyet e ndalimit janë private dhe u janë dhënë personave të ndaluar në vendimin administrativ që është marrë për largimin e tyre nga territori i Serbisë. Deri në këtë moment nuk kemi asnjë të dhënë që lidh ndalimin me aktivitetin në organizatat e tyre. Ambasada jonë në Beograd është duke ndjekur rastin me vëmendje të plotë që prej fillimit, ndërsa ka kërkuar takim me autoritetet përkatëse për t’u informuar më shumë.”

Më herët, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ambasadorin  serb Slobodan Vukcevic për ti shprehur shqetësimin mbi ndalimin e dy shtetasve shqiptare në Beograd, ku theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!