“Po mendonim seriozisht bojkotin, por do të fitonte racizmi!”

schedule09:22 - 16 Tetor, 2019

schedule 09:22 - 16 Tetor, 2019

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, është një nga liderët e “Tre Luanëve”. Kapiteni i Liverpool është një lojtar shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, si tek Anglia, ashtu dhe tek të kuqtë e Jurgen Klopp. 29-vjeçari ishte ai që ndaloi ndeshjen kundër Bullgarisë për herë të parë, pasi tifozët bullgarë vazhdonin të ofendonin me kore raciste.

Sot, Henderson ka folur për mediet britanike, ku ka shpjeguar gjithçka çfarë ka ndodhur: “Vendosa të shkoj tek arbitri i takimit, pasi situata sa vinte dhe përkeqësohej. Ndikoi në rezultat? Fatmirësisht jo, por ky fenomen negativ nuk duhet të ndodhë kurrsesi. Shokët e skuadrës po mendonin seriozisht bojkotin, por së bashku me Kane, vendosëm që të mos largoheshim nga fusha.

Arsyeja? Nëse do ta bënim këtë gjë, do të fitonte racizmi. Ne nuk e duam kurrsesi këtë gjë. Qëndruam me kokën lart në fushë dhe i mposhtëm me futboll. Shpresoj që të gjithë tifozët tanë të jenë kthyer shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre”, përfundoi zv. kapiteni i Anglisë./abcnews.al