Një 13-vjeçar është lënduar teksa ishte duke luajtur me një bashkëmoshatar. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës “1 Qershori” në Tiranë. Mësohet se 13-vjeçari është lënduar, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 13-vjeçari është shoqëruar në komisariat në shoqërinë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.
Njoftimi:
Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/


