Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje shqiptarin në Itali

schedule09:37 - 26 Janar, 2022

schedule 09:37 - 26 Janar, 2022

Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali. Mediat vendase raportojnë se Hazbi Hajdini u përplas nga një makinë tip Fiat Fiorino, pak metra larg shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ndërsa 53-vjeçari po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve në momentin kur u përplas nga automjeti.

Lëndimet e marra nga përplasja ishin shumë të rënda. Me gjithë përpjekjet e mjekëve ai humbi jetë në spitalin Maggiore në Bolonja. g.v/abcnews.al