“Albini si Enver Hoxha”/ Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti drejt çmendurisë, përplasje me amerikanët

schedule13:33 - 2 Qershor, 2023

schedule 13:33 - 2 Qershor, 2023

Artan Behrami ish-këshilltar i Hashim Thacit se Albin Kurti do e konkuronte Enver Hoxhën më mirë se kushdo tjetër.

Në një lidhje të drejpërdrejtë më Tirana Live në ABC News, Behrami u shpreh se tani kemi një kryeministër që po ecën politikisht në teh të cmendurisë duke u konfliktuar me aleatin e vetëm të besueshëm të Kosovës që është SHBA dhe kjo, sipas tij përvecse e rrezikshme, është edhe e papranueshme.

“Republika e Kosovës është me fat që z Kurti nuk ka jetuar në vitet ’50-‘60 do e konkuronte Enver Hoxhën më mirë se kushdo tjetër. Ne kemi parë një diskurs populist të tij sot në kuvend që shmang pyetjet dhe dilemat ndërkombëtare, përmes teknikave të maniapulimit është munduar që këtë debat ta shndërrroj si problematikë mes Kosovës dhe Serbisë, por në veri asnjëherë s’është ballafaquar Kosova e Serbia që nga 1999 kur atje ishte UÇK dhe në anën tjetër Miloshevic. Ka qenë një ballafaqim me Kosovës e SHBA, ata kanë intervuar për të parandaluar një spastrim etnik në Kosovë, po asnjëherë nuk do tolerojnë që në cfarëdo pjese të Kosovës mos ketë serbë.

Gjeneralizimi i z. Kurti për serbët e veriut duke i shndërruar në kriminelë nuk i ndihmon as pajtimit, i cili është parakusht për integrimin e asaj pjese. Kosova në vitet 90 me nje politike krejt tjetër, gjithmonë ka qenë përkrah SHBA, cdo fitore ndërkombëtare dhe të brendshme Kosova e ka arritur me SHBA dhe tani kemi një kryeministër që po ecën politikisht në teh të cmendurisë duke u kacafytyr me aleatin e vetëm të besueshëm të Kosovës që është SHBA dhe kjo përvec se e rrezikshme është edhe e papranueshme.” u shpreh ai, ndërsa komentoi edhe deklaratën e Kurtit për ambasadorin amerikan në Kosovë.

“Është diskurs populist i Kurtit, e njeh shume mirë popullin e Kosovës e di se plagët me Serbinë nuk janë shëruar, dhe nis me citime sipërfaqësore që nuk i ngjajne liderëve perëndimorë. Putin thoshte jam i zgjedhur me vullnetin e popullit rus jo nga fuqitë e huaja. Chavez thotë jam zgjedhur nga populli Venezuelës jo nga fuqitë e SHBA, pra këtë po imiton Kurti. Ne kemi parë si pak kush në botë, slloganet ‘bar do hamë e parimet s’i shkelim. Asnjë komb armik nuk e ka thënë atë që z.Kurti ka thënë ndaj SHBA” u shpreh ndër të tjera ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!