Po e vëzhgonin, por gabimin e bëri dje: Arrestohet shqiptari në Itali

schedule15:33 - 26 Shtator, 2020

schedule 15:33 - 26 Shtator, 2020

Një 39-vjeçar me origjinë nga Shqipëria u arrestua ditën e djeshme nga policia italiane në zonën e Arezzos.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia e kishte vënë atë nën vëzhgim prej disa ditësh pas sinjalizimeve të marra se ai shpërndante lëndë narkotike.

Shqipëri e bëri “gabimin” dje duke shpërndarë drogë me biçikletë, gjë e cila i dha sinjalin policëve italianë që të ndërhynin duke e arrestuar.

Pas arrestimit, policia zhvilloi edhe kontrolle në banesën e shqiptarit, ku iu sekuestruan disa doza me drogë gati për shitje dhe disa pajisje për paketimin e lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, policia i sekuestroi edhe 650 euro. /abcnews.al