Në qendër të Fierit, pranë bashkisë, një fuoristradë është përplasur me disa mjete të parkuara.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ishte duke u ndjekur nga një patrullë policie për arsye ende të paqarta.
Duke drejtuar mjetin me shpejtësi të lartë, ai u është shmangur efektivëve dhe, pasi është përplasur me mjetet e parkuara, ka dalë nga makina dhe është larguar./abcnews.al


