Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

‘Po e laja, komshinjtë lajmëruan policinë per dhunë’. Fama pas maçokut më viral shqiptar

schedule18:21 - 10 Maj, 2022

schedule 18:21 - 10 Maj, 2022

Sot në ‘Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuar Taulanti dhe maçoku i tij bukurosh Pablo i njohur në TikTok si “Angry Cat”.

Llogaria e tyre numëron me miliona klikime dhe maçoku “i inatosur” ka arritur të bëj fansa nga e gjithë bota. Në videot që postojnë i shohim duke luajtur apo në situata gazmore, kur ndër to është edhe video ku Pablo “qan” apo mjaullinë teksa Taulanti e lanë, duke bërë shumë zhurmë.

“Kanë menduar se isha duke rrahur një femër. Më kanë ardhur policët direkt për kontroll, unë që isha me maçin në dorë. Komshinjtë mosha e tretë i bëjnë tragjike gjërat. Kam hasur problem në fillime, me klientët në lokale. Tani e kemi gjetur rehatinë tonë.” – shprehu Taulanti në lidhje me videon në fjalë, por edhe mbi reagimet e të tjerëve.



Llogarinë e kanë hapur në 2019 pak para pandemisë dhe një video e postuar krejt rastësisht u ka dhënë famën e sotme.

“Kam hedhur një video duke i afruar mishin Pablos, shkoi diku te 4 milionë klikime dhe 30-40 mijë followers-a plus. S’e kisha menduar kurrë, hidhja video normale ose amatore, më pas fillova të përkushtohesha më tepër… Nuk kam dashur kurrë të marr një kafshë në shtëpi sepse e kam pasur problem ndarjen, dhe i bllokoj njerëzit kur më thonë ‘si do ja bësh kur mos e kesh më?’” – shprehu Taulanti për Abc News./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!