Rama përcjell në shkollë Leon me makinë

schedule09:21 - 8 Janar, 2018

schedule 09:21 - 8 Janar, 2018

Është plotësuar dëshira e 9-vjeçarit Leo, i cili tek “E diela shqiptare” i kërkoi Babagjyshit një makinë për të shkuar në shkollë pasi nuk ecën dot.

Mirëmëngjesi dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkroi Rama në Facebookun e tij mëngjesin e së hënës.

Me 31 Dhjetor Leo ishte tek “e diela shqiptare” ku Ardit Gjebrea lexoi letrën e tij për Babagjyshin. 9-vjeçari i ka treguar për mësimet, motrën e cila ka ardhur në jetë, por nuk ka harruar dhe kërkesat. Ai i ka kërkuar babagjyshit një makinë për të ikur në shkollë dhe një kukull për motrën. Më pas Gjebrea ia ka dhënë letrën Leos dhe ai e ka përfunduar letrën.

Me rrobat e Babagjyshit në emision u paraqit vetë kryeministri Rama, i cili i bëri dhurata Leos së vogël dhe i premtoi se do t’ia realizonte dëshirën për një makinë për të shkuar në shkollë dhe do ta ndihmonte në përpjekjet për t’u shëruar plotësisht./tvklan.al