Play-Off/ Korabi tregon “dhëmbët” ndaj Apolonisë, për biletën finale ka përballë Egnatian

schedule18:57 - 23 Maj, 2022

schedule 18:57 - 23 Maj, 2022

Korabi ka treguar “dhëmbët” ndaj Apolonisë në ndeshjen “Play-Off” për t’u ngjitur në superligë, pasi arritën të fitonin  me shifrat 3-1.

Që në minutën e parë të takimit vendasit kaluan në avantazh, pasi Geci ndëshkoi fierakët, ku miqtë arritën të barazonin shifrat vetëm 4 minuta më pas, me Krasniqin do të mposhte portierin e Korabit.

Pjesa e parë e sfidës do të mbyllej në barazpeshë me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes 1-1, ndërsa fraksioni i dytë pa Korabin më kërkues.

Në të 65’ Mziu do të rikthente sërish Korabin në avantazh, ndërsa për të dërguar rezultatin në 3-1 mendoi Marku në 80’.

Vetëm 3 minuta më pas skuadra nga Peshkopia ngel me 10 lojtarë, pasi Duka mori kartonin e dytë të verdhë.

Me një lojtarë më shumë në fushën e lojës, skuadra fierake shënoi golin e dytë në minutat shtesë të takimit, me anë të Diop.

Me këtë fitore skuadra nga Peshkopia do të vihet përballë Egnatias e cila renditet në zonën “Play-Out” të “Abissnet Superiore”, me ekipet që do të luajnë mes tyre edhe biletën e fundit të superligës për sezonin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al