Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Plas te Barcelona, mesfushori rebelohet para El Clasico

schedule12:53 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 12:53 - 18 Dhjetor, 2019

Prishet qetësia te Barcelona, pasi një prej rebelëve të skuadrës është tërbuar pasi ka mësuar se nuk do të jetë titullar në ndeshjen e sotme kundër Real Madrid. Është Arturo Vidal, ai i cili ka reaguar keq në seancën e fundit stërvitore.

Sipas asaj që shkruan ESPN, Vidal është larguar nga stërvitja, ndryshe nga se bën zakonisht. Mesfushori ushtron goditjet në fund, por këtë herë nuk ka ndodhur diçka e tillë. Shokët e skuadrës janë munduar ta qetësojnë, por e kanë pasur të kotë.

Vidal së fundmi raportohet se kërkon të largohet nga katalanasit, për shkak të mungesës së hapësirave. Interi është klubi që e kërkon, por Barcelona nuk e lëshon pa ofertën e duhur. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!