Një 26 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen nr 10 të Korçës. I riu ka shkuar vetë në spital. Gazetari Roland Beqiraj raporton se Konstandin Ziu ka marrë një plagë në qafë.
Ka qenë spitali që ka njoftuar policinë. I plagosuri po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Tiranës për mjekim më të specializuar.
26 vjeçari ka treguar vetëm vendin ku ka ndodhur ngjarja por për shkaqe shëndetësore nuk është treguar bashkëpunues. Policia po shoqëron persona të tjerë që kanë njohje apo dijeni për konfliktet e mundshme.
/abcnews.al


