Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Plagosja në Shkozë/ Pezullohet efektivi i plagosur. Fqinji shënjestër i të shtënave, nga ‘arresti shtëpiak’ në qeli

schedule12:13 - 18 Maj, 2026

schedule 12:13 - 18 Maj, 2026

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatit të ndodhur mesnatën e kësaj të hëne në Shkozë, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë. Policia ka shpallur në kërkim 2 shtetas (vëllezër), të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij. Gjithashtu është arrestuar31-vjeçari, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga të shtënat u plagos aksidentalisht në këmbë 30-vjeçari Anxhelo Kumaraku, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë, pasi ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, (vëllezër). Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit K. S., i cili ndodhej pranë banesës së tij, bashkë me shtetasit A. K. dhe L. D. Nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht në këmbë shtetasi A. K., 30 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit). Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi K. S., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia.

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!