Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e të riut, 5 në pranga/ Pas goditjes me thikë, shokët e 28 vjeçarit dhunuan autorin

schedule11:08 - 16 Gusht, 2025

schedule 11:08 - 16 Gusht, 2025

Policia ka arrestuar 41 vjeçarin  Aleks Qiqi, autori I dyshuar i plagosjes së 28 vjeçarit Ari Kodra,  pasditen e të premtes në fshatin Mollaj të Korçës.

Mbi të rëndojnë akuzat  e vrasjes me dashje të mbetur në tentative, dëmtime të tjera me dashje dhe prodhim, mbajtje, blerje apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Bashkë me autorin e dyshuar, në pranga janë vënë dhe katër persona  të tjerë. Ata sipas  policisë në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndërhyrë menjëherë pasi  41 vjeçari  plagosi  28 vjeçarin duke goditur me grushta autorin e plagosjes.



41 vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Policia ka sekuestruar dhe thikën më të cilën ai ka plagosur të riun, një aparat celular dhe pamjet filmike te ngjarjes.

Qiqi dhe Kodra sipas policisë janë konfliktuar për motive të dobta.  Autori dhe I plagosuri sipas burimeve ndodheshin në një tavolinë në shoqërinë e personave të tjerë  ku kanë debatuar.  Pas debatit  Aleks Qiqi ka shkuar në shtëpi, ka marrë thikën dhe është kthyer në lokal për të plagosur Ari Kodrën.

I riu I plagosur pas ndihmës mjekësore që mori në spitalin e Korces, u transportua ne spitalin e traumës në kryeqytet ku ndodhet ne mbikqyrjen e mjekeve.  Ndërsa autori  I plagosjes është gjetur nga uniformat blu në banesën e tij.

Aleks Qiqi rezulton person me precedent penal. Ai  është dënuar më parë  për falsifikim dhe për drogë. Vetëm pak kohë më parë kishte dalë nga burgu. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!