Një biznesmen ndërtimi është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në Bërdicë.
Sipas policisë i plagosuri është biznesmeni i ndërtimit Xhevat Vataksi. Mësohet se ai ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autori i plagosjes është Artur Lushi, 43 vjeç.
Ende nuk dihen motivet e krimit. Policia dyshon se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit, ndërkohë që është vënë në kërkim të autorit.
/abcnews.al