Plagosja e 51-vjeçarit në Mirditë, arrestohet autori i dyshuar

schedule09:17 - 2 Korrik, 2022

schedule 09:17 - 2 Korrik, 2022

Një person është arrestuar nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mirditë ku mbeti i plagosur 51-vjeçari Martin Prenga në fshatin Fan.

Burime për Abc bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Florja Gjoka i cili dyshohet si autori i kësaj plagosje.

Plagosja me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, ku i plagosur mbeti 51-vjeçari, Martin Prenga.

Policia ka sekuestruar dhe armën me të cilën u qëllua disa herë në pjesën e këmbëve.

Dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e konflikteve të vjetra mes Martin Prengës dhe personit të arrestuar.

/abcnews.al