Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Kadri Roshi” në Tiranë. Për pasojë është arrestuar shtetasi Elidjon Lamce, 32 vjeç.
Ndërkohë mësohet që i lënduari, 34-vjeçari, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Lamce akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


