Plagoset me thikë 17-vjeçari shqiptar në Itali

schedule08:39 - 25 Shtator, 2022

schedule 08:39 - 25 Shtator, 2022

Një 17-vjeçar shqiptar është goditur me thikë në Firence nga persona ende të paidentifikuar që kanë tentuar ta grabisin.

Sipas policisë që po ndjek rastin, 17-vjeçari po kthehej nga një shëtitje mbrëmjen e së premtes kur u përball me dy persona të panjohur në lagjen Rifredi.

Të dy e goditën me thikë fillimisht në këmbë, pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin dhe disa sende të tjera personale.

17-vjeçari i plagosur arriti të merrte në telefon urgjencën e spitalit Careggi.

U njoftua edhe policia e cila me ndihmën e një përkthyesi arriti të shpjegonte ngjarjen, shkruan Ansa.

Djali flet vetëm shqip dhe për këtë arsye ishte e vështirë të rindërtoheshin faktet dhe të identifikohej pika e sulmit.

Hetimet janë në vazhdim./Abcnews.al/