Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) në zonën e Kunes, në Shëngjin.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që çuan në ngjarje.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
“Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.
Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.”



