Autoritetet në Indi kanë shpëtuar një piton që gllabëroi një kafshë, sipas të cilëve ka qenë një dhi, që nuk ishte në gjendje të lëvizte. Pamjet e pabesueshme u filmuan në fshatin Sihari, në rrethin verior Rampur.
Pylltari i zonës Rajiv Kumar tha: ” Ekipi ynë arriti në vendin e ngjarjes sa më shpejt që morën informacionin se një piton ishte gjetur në fshatin Sihari. Ekipi shpëtoi dhe lëshoi zvarranikun në pyllin aty pranë.
Duket se ai gllabëroi një dhi të madhe dhe për shkak të kësaj ai nuk mund të lëvizte. Vendasit u frikësuan në fillim, por pasi u shpjeguam atyre se pitoni është i padëmshëm dhe nuk është një gjarpër helmues, ata u qetësuan.”


