Pioli kërkon sulmues krahu, Rashica&Co. në listën e Milanit

schedule15:39 - 9 Gusht, 2020

schedule 15:39 - 9 Gusht, 2020

Drejtuesit e Milanit janë futur në merkato në kërkim të një sulmuesi anësor të djathtë. Samu Castillejo dhe Alexis Saelemaekers janë në dizpocion të trajnerit Pioli, por ky i fundit e konsideron belgut më shumë si një mesfushor dhe jo sulmues të mirëfilltë. Deri më tani në listën e klubit kuqezi janë katër alternativa dhe bëhet fjalë për Jesse Lingard, Federico Chiesa, Milot Rashica dhe Gerard Deulofeu.

Chiesa është një lojtar që Pioli e njeh shumë mirë nga koha kur ai drejtonte Fiorentinën. Problemi qëndron tek klubi violë, pasi ato nuk e lëshojnë sulmuesin pa të paktën 70 milionë euro.

Situata e Deulofeut është paksa më ndryshe dhe ai pritet të largohet nga Watford, tashmë që ato ranë një kategori më poshtë. Në ditët në vijim pritet një takim i agjentit të francezit me Paolo Maldinin dhe do të diskutohet mbi rikthimin e tij në Milano.

Gjithashtu Lingard dhe Rashica priten të largohen nga klubet e tyre këtë merkato. Kartoni i anglezit vlerësohet diku te 15 milionë euro dhe është Mino Raiola ai që po ia afron Milanit sulmuesin e United.

Ndërsa për sulmuesin kosovar janë të interesuar dhe disa klube të Bundesligës. Kartoni i Milotit vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Milanit. /abcnews.al