Piketohet pasuesi i Guardiolës, një emër i njohur për Manchester City

schedule15:34 - 30 Mars, 2020

schedule 15:34 - 30 Mars, 2020

Pep Guardiola i ka premtuar besnikëri Manchester Cityt, por konfirmimi i pezullimit nga Champions League mund të ndikojë në largimin e trajnerit spanjoll. Kampionët në fuqi të Anglisë nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe kanë piketuar pasuesin e tij.

The Athletic raporton se i preferuari është Patrick Vieira, aktualisht trajner i Nice në Francë. 43-vjeçari luajti gjatë sezonit 2010-2011 me “Cityzens” dhe vlerësohet nga drejtuesit e klubit për aftësitë taktike dhe personalitetin e fortë.

Francezi cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Pep Guardiolës, nëse katalanasi vendos të largohet dhe të nisë një tjetër aventurë në karrierën e tij. /abcnews.al