Pezullohen kontratat e energjisë për abonentët që do i shemben banesa, pas dëmtimit nga tërmeti

schedule18:23 / 20/02/2020

Familjet që nuk jetojnë në banesat e tyre pasi ato janë dëmtuar nga tërmeti do të vijojnë të paguajnë tarifën e shërbimit prej 340 lekë për kontratën e energjisë. Ndërkohë kontratat e abonentëve të cilëve i janë shkatërruar shtëpitë nga tërmeti  do të pezullohen pa kosto.

Elton Sevrani, Drejtor i divizionit Tregtar në OSHEE shpjegon se tashmë po identifikohen të gjitha kategoritë e objekteve të dëmtuara .

“Është një projekt që po diskutohet me Ministrinë përkatëse. Kemi marë listat për klientët që kanë dëmtime sipas kategorive të caktuara. Po punohet për të identifikuar kontratat e energjisë elektirke, për rastet kur këto aparatamente nuk do të jenë më funksionalë. Ndërsa për rastet që do të evidentohen nga ana jonë do të aplikohet pezullimi i kontratës”, tha ai.

Rreth tre muaj pas tërmetit OSHEE deklaron se po identifikohen të gjithë abonentët e dëmtuar ndërsa kostot pritet të dalin brenda pak muajve.

“Është një proces që po vazhdon brenda 3 mujorit të parë mund të kemi rezultatet e para”, sqaroi më tej ai.

Pas tërmetit të 26 nëntorit  me mijëra banesa individuale dhe pallate u shkatërruan dhe kjo bëri që të meren masa edhe për trajtimin e abonenteve të energjisë elektrike./abcnews.al

schedule18:23 / 20/02/2020