Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezë, efektivi i FNSH-së plumb në kokë kushëririt

schedule21:00 - 1 Qershor, 2019

schedule 21:00 - 1 Qershor, 2019

Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Pezë të Tiranës dhe një person ka mbetur i plagosur. Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Flamur Karaj ka qëlluar me plumb në kokë kushëririn e tij të parë Enver Karaj pas një konflikti verbal. I plagosuri ndodhet në gjendje kole në spitalin e Traumës ndërsa autori është vetë-dorëzuar në polici.

Për shkak të terrenit të thyer uniformat blu kanë hasur vështirësi në transportimin e të plagosurit.



Burime nga grupi hetimor kanë konfirmuar se  Enver Karaj është plagosur në kokë dhe ka mbërritur në spitali e Traumës në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale. Bluzat e bardha kanë konfirmuar për ABC News se operacioni ka dalë me sukses, por 24 orët në vijim do të jenë vendimtare. Autori i plagosjes efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Flamur Karaj është dorëzuar vetë në polici dhe është shoqëruar menjëherë në komisariatin numër 6. Mbetet e paqartë arsyeja e konfliktit mes dy kushërinjve, që përfundoi me shkrepjen e armëve, por burime për ABC News bëjnë të ditur se një nga pistat e hetimit është konflikti i pronësisë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!