Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Petkoviç-Kurtit: Asociacioni të themelohet tani

schedule14:55 - 28 Mars, 2023

schedule 14:55 - 28 Mars, 2023

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, këtë të martë i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i cili ka deklaruar të martën se “nuk ka autonomi apo vetëqeverisje për serbët, por ka vetëm njohje de facto mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në reagimin e tij Petkoviç tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet tash, duke shtuar se ky është detyrim edhe nga Marrëveshja e Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu, siç thuhet në Aneks”, ka shkruar Petkoviç në Twitter.



Gjithashtu ai ka kritikuar kryeministrin Kurti që “po përpiqet të lirohet nga detyrim”, siç thotë Petkoviç.

Më 18 mars, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në Ohër, poqë nuk kishte nënshkrim për të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!