Pëson dëmtimin e 11-të te Barcelona, ankth për kampionin e botës

schedule12:38 - 3 Korrik, 2020

schedule 12:38 - 3 Korrik, 2020

Tjetër dëmtim për mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti. Klubi blaugrana ka konfirmuar se kampioni i botës me Francën është dëmtuar në gju dhe do t’i nënshtrohet testeve më të hollësishme për të parë se sa do të mungojë ai.

Ai luajti për 90 minuta në barazimin 2-2 në transfertën e Celta Vigos, por mungoi në përballjen me Atletico Madrid këtë mesjavë. Gjithashtu Umtiti nuk ka qenë rregullisht në stërvitje këtë javë, për shkak të problemeve me gjurin e majtë.

Në këtë sezon francezi numëron vetëm 18 ndeshje në të gjithë kompeticionet, ku kanë qenë dëmtimet ato që e kanë penalizuar qendërmbrojtësin. Ky i fundit është dëmtimi i 11 gjatë periudhës së tij katër vjeçare me katalanasit. /abcnews.al