Një peshkaqen i përmasave të vogla ka dalë në breg në Lungomaren e Vlorës.
Peshkaqeni duket se ka dëmtime, që mendohet se janë shkaktuar nga mjetet lundruese në pjesën e trupit.
Pikërisht këto dëmtime dyshohet se kanë bërë që peshkaqeni të humbasë orientimin në det dhe të përfundojë pranë bregut.
Ngjarja ka ngjallur interes te qytetarët që gjendeshin aty./abcnews.al


