Zjarrvëniet e qëllimshme do të ndërshkohen me dënime maksimale. Ministri I Brendshëm Besfort Lamallari parajalmëroi ashpërsim të masave penale ndaj zjarrvënësve, pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.
“Dua ta them qartë: do të ketë zero tolerancë ndaj zjarrvënies së qëllimshme dhe ndaj kujtdo që cenon pasurinë natyrore dhe sigurinë e komuniteteve tona”, në rastet më të rënda dënimet për zjarrvënësit mund të arrijnë deri në 30 vite burg.
Në prag të sezonit veror dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, Shërbimi Zjarrfikës do të jetë në gatishmëri të përforcuar duke monitoruar territorin. Në zonat turistike do të ngrihen stacione provizore si dhe në zonat me rrezik të lartë të lartë.
“Do të ushtrohen kontrolle në hotele, resorte, restorante, beach-bar dhe subjekte të tjera me risk, për të verifikuar masat e sigurisë dhe planet e evakuimit. Në këtë proces nuk ka vend për formalitet. Ka vend vetëm për përgjegjësi”.
Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e gatishmërisë dhe koordinimit mes institucioneve përgjegjëse.
“Presim nga çdo bashki që të ketë një plan të qartë veprimi sipas specifikave të territorit të saj. Presim koordinim real mes strukturave zjarrfikëse, Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile, shërbimit pyjor dhe strukturave vendore të mbrojtjes civile.”
Aktualisht në strukturat vendore operojnë rreth 170 automjete zjarrfikëse, ndërsa janë planifikuar edhe 130 mjete të reja, si dhe ndërtimi i 4 stacioneve të reja zjarrfikëse në Përrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë.


