Përpos tragjedisë, Libani përballet me rritje të numrit të infektuarve

schedule15:42 - 6 Gusht, 2020

schedule 15:42 - 6 Gusht, 2020

Libani është në zi pas shpërthimit masiv në portin detar në Bejrut, ku la të vdekur të paktën 137 persona dhe mbi 5 mijë raportohen të lenduar.

Përveç shpërthimit, vendi po përballet edhe me krizën e pandemisë globale të COVID-19. Libani raportoi 5,417 raste të reja dhe 68 viktima sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Rreth 355 raste të reja u regjistruan në vend, rritja më e madhe brenda një 24 orëve./abcnews.al