Përplasjet te “5 Maji”, Nano: S’ka pasur ankesë për dhunë, do kryhen verifikime në rast shkeljeje

schedule08:40 - 20 Janar, 2022

schedule 08:40 - 20 Janar, 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është pyetur në lidhje me përplasjet e ndodhura një ditë më parë në lagjen e “5 Majit” në Tiranë, gjatë nxjerrjes së banorëve nga banesat që do të shemben. Nga Korça Nano u shpreh se nuk ka pasur ndonjë ankesë për dhunë, ndërsa theksoi se nëse do të ketë, atëherë do të bëhet një hetim mbi rastin dhe do të merren masat përkatëse.

Sot policia e shtetit ka qenë në mbështetje të një pune që po zhvillonte institucioni për mbrojtjen e territorit në Bashkinë e Tiranës nën dijeninë time tani edhe nga qëndrimet e institucioneve të tjera nuk ka pasur ndonjë ankesë megjithatë këto që ju po thoni do të verifikohen dhe në rast se do të ketë shkelje apo parregullsi në procedurat standarde të Policisë së shtetit atëherë do të merren të gjithë masat përkatëse administrative”, tha ai. /abcnews.al