Përplasje për Incineratorët, Felaj: Denoncimin e bëtë për kredo politike. Tabaku: A ka mundësi të pushosh

schedule16:37 - 19 Janar, 2022

schedule 16:37 - 19 Janar, 2022

Komisioni Hetimor për Incineratorët është përfshirë në debate të mëdha mes kryetares së këtij komisioni Jorida Tabaku dhe zv.kryetares Ermonela Felaj.

Palët janë përplasur për datën e mbylljes së Komisionit Hetimor që është parashikuar data 28 shkurt. Sipas Felajt hetimet duhet të mbyllen më datë 28 shkurt, ndërsa i bëri thirrje opozitës se kanë vetëm 8 ditë kohë për të përfunduar hetimit.

Nga ana tjetër nuk ka qenë i të njëjtit mendim Jorida Tabaku e cila megjithëse thotë se nuk po kërkon shtyrjen e kësaj data, sipas saj rregullorja parashikon që Komisioni të mbyllet kur përmbyllen të gjitha hetimet.

Jorida Tabaku: A ka mundësi të pushosh, të tërheq vëmendjen. Është e pa konceptueshme të gënjesh. Nuk po kërkojmë shtyrjen e afatit. E kërkuam si pikë të fundit të rendit të ditës që ta lëvizim nëse afati kohorë nuk na del. E shqyrtojmë në fund. Tani po të them që nuk ka marrëveshje për të zbatuar rregulloren. Pra rregullorja thotë që shtyhet deri kur përfundon puna e Komisionit Hetimor që na kërkuar Kuvendi.

Ermonela Felaj: S’ka nevojë të kërkosh ndjesë. Bëjë punën që ke ardhur këtu. Pyesim dëshmitarët. Nuk do të punojë çdo ditë. Hajde bëjmë edhe të dielën punë nëse nuk dalin ditët. Nuk duhet Kuvendi në axhendë personale. Marrëveshje nga ne e keni hajde të bëjmë veprimet që doni edhe ato që shtuat sot edhe të dielën punojmë dhe të premten dalim në rezultatet.

Jorida Tabaku: Etikën nuk ja mësoj dot askujt. Sigurisht që në këto kohë akuzat janë absurde. Pro që ne nuk duam të hetojmë një gjë që e kemi çuar në SPAK, sot po e çoj.

Ermonela Felaj: E keni çuar për kredo politike..

Jorida Tabaku: Por sot Lefter Koka ndodhet në burg. Po hetojmë miliona euro. Boll kemi humbur kohë me retorikë politike. E pamundur të mos zbatojmë rregulloren. Nuk mund ta mbyllim me procedurë duke shkelur rregulloren. Po kërkojmë vetëm zbatimin e rregullores.

/abcnews.al/