Përplasje mes Republikanëve dhe Demokratëve për shkarkimin e presidentit Trump

schedule13:37 - 22 Janar, 2020

schedule 13:37 - 22 Janar, 2020

Në seancën e parë për shkarkimin e presidentit Donald Trump, Demokratët dhe Republikanët janë përplasur ashpër. Republikanët nga ana e tyre kanë refuzuar kërkesat e para të demokratëve, përfshirë dhe atë për dëshminë e kreut të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mik Mulvanei.

Në tetor të vitit të kaluar ai kishte pranuar se presidenti amerikan kishte vendosur të bllokonte ndihmat ushtarake ndaj Ukrainës në formë presioni ndaj Kievit, në mënyrë që të nisnin hetimet për Xho Bajden, djalin e tij Hanter dhe demokratëve. Mulvanei më pas tërhoqi deklaratat e tij.

Një mocion i prezantuar nga lideri i mazhorancës republikane në senat, Miç Mekonell synon një proces të shpejtë, i kërkuar nga Trump, dhe ndoshta pa dëshmitarë të rinj e dokumente. Fillimisht republikanët refuzuan kërkesën e demokratëve për paraqitjen e provave të reja në proces. Mocioni për të votuar amendamentet e propozuara nga lideri demokrat në senat Çak Shumer, për thërritjen e dëshmitarëve dhe prezantimit të provave të reja, u bllokua nga 53 senatorë reoublikanë. Pro votuan 47 senatorë demokratë të cilët kishin nevojë opër 51 vota.

Më pas mazhoranca republikane në senatin amerikan votoi kundër dy amendamenteve që parashikonin marrjen e disa dokumenteve në departamentin amerikan të shtetit si dhe në zyrën e buxhetit në Shtëpinë e Bardhë. Këta të fundit në lidhje me bllokimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën./abcnews.al