Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasja me armë në Maliq/ Del foto, ky është efektivi i vrarë, Enea Mekolli

schedule09:04 - 4 Qershor, 2026

schedule 09:04 - 4 Qershor, 2026

Personi që shihni në foto është Enea Mekolli, efektivi i cili mbeti i vrarë gjatë një operacioni në Maliq, për kapjen e një personi në kërkim.

Enea Mekolli u vra nga Violand Braçellari, i cili është dënuar në mungesë me 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

I plagosur mbeti efektivi Edison Adri.



Braçellari ka vepruar i vetëm. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës ku ai qëndronte, në një zonë të njësisë administrative Lozhan.

Vetë i shpalluri në kërkim ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe është vënë në pranga nga forcat e Policisë. Ndërkohë, efektivi i plagosur pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter për trajtim të specializuar mjekësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!