Përplasja Basha-Berisha, Shehi: Aleatët e PD janë të ndarë

schedule16:31 - 19 Janar, 2022

schedule 16:31 - 19 Janar, 2022

Debati i nisur pas 9 shtatorit mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka prishur atmosferën edhe brenda vetë kampit opozitar. Të vendosur nën presionin e palëve për t’u pozicionuar, krerët e partive aleate me PD duket se kanë bërë zgjedhje të ndryshme.

Dashamir Shehi thotë në një intervistë për ABC se ka refuzuar të jetë pjesë e një debati të tillë, por pranon se koalicioni nuk ka të njëjtin qëndrim për përplasjen Basha-Berisha. Vendimi i kreut të Shtetit, Ilir Meta për të shpallur zgjedhje të pjesshme në 6 bashki për Shehin duhet parë si një moment për t’u bashkuar.

Propozon një formulë që mund ta çoj opozitën tek fitorja.

“Këtë mund ta bëjmë përmes një komisioni. Mjaftojnë ca të grupit të Berishës, ca të grupit të Bashës, ca nga ne të tjerët mund të bëhet një komision që përzgjedh këto kandidaturat dhe ne shkojmë, mbështesim të gjithë bashkarisht këta.”

Me eksperiencën politike që ka siguron Bashën dhe Berishën se nëse këto zgjedhje do t’i përdorin si përplasje personale do të humbin edhe mbështetjen e qytetarëve.

Pavarësisht propozimit të kreu të LZHK, PD dhe Komisioni i Rithemelimit vijojnë të qëndrojnë në pozicione tërësisht të ndryshme mes tyre dhe nuk ka asnjë sinjal bashkëpunimi për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit. /abcnews.al/