Përplasi këmbësorin, arrestohet shoferi 19-vjeçar në Durrës

schedule16:25 - 22 Nëntor, 2021

schedule 16:25 - 22 Nëntor, 2021

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka shkaktuar aksident. Sipas uniformave blu E. L., 19 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin këmbësor S. V., 29 vjeç. Ky i fundit ka marrë lëndime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” E. L., 19 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, pasi në lagjen Nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin këmbësor S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al