Përplasen tre makina në Berat, tre të plagosur

schedule15:44 - 12 Shkurt, 2018

schedule 15:44 - 12 Shkurt, 2018

Në Berat, tri makina u përfshinë në një aksident të rëndë, në rrugën Kombinat- Uznovë mes dy urave, asaj të Goricës dhe urës së varur.
Njëra nga makinat doli nga rruga, e për pasojë katër persona u plagosën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe konstatuan se mjeti tip “Wolksvagen”, u përplas me një “Golf” dhe më pas me mjetin furgon tip “Benz”.
Drejtuesi i mjetit “Wolksvagen”, Eduart Mjeshova, 30-vjeç dhe pasagjerja, K.Ç, 25 vjeçe, janë plagosur rëndë dhe jane transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmë mjekësore.
25-vjeçarja është në gjendje më të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.
Të plagosur lehtë janë edhe dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera, një “Golf” dhe një furgon, që u përfshinë në aksident. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al