Përplasen makinat, plagosen anëtarët e një familjeje

schedule19:52 - 21 Tetor, 2019

schedule 19:52 - 21 Tetor, 2019

Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja ndodhi në fshatin Bradashesh, ndërsa uniformat blu kanë njoftuar se janë përplasur dy automjete, një “Opel” dhe një “Benz”.

Për pasojë janë lënduar personat që gjendeshin në makinën tip “Opel”. Policia ka bërë të ditur se janë lënduar katër anëtarë të një familje, mes tyre edhe dy fëmijë të mitur. Ata ndodhen në spitalin e Elbasanit, ndërsa mjekët kanë konfirmuar se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al