Përplasen dy makina, plagosen rëndë dy persona

schedule10:56 - 16 Qershor, 2018

schedule 10:56 - 16 Qershor, 2018

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga përplasja e dy mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Aksidenti ka ndodhur në qendër të fshatit Pajovë. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një Benz. Gruaja që ishte pasagjere në këtë të fundit ka mbetur e plagosur sëbashku me një kalimtar.

Të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve të Elbasanit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.  Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesit e automjeteve për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Gjatë ditëve të fundit në rrugët e Elbasanit kanë ndodhur disa aksidente radhazi me pasoja për jetën e qytetarëve. /abcnews.al