Përplasen dy makina në Shijak, humbin jetën dy drejtuesit (video)

schedule17:55 - 10 Tetor, 2019

schedule 17:55 - 10 Tetor, 2019

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Shijak. Sipas informacioneve të para, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë dy drejtuesit humbën jetën njëri pas tjetrit.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi në Hardhishte të Shijakut dhe përplasja ka ndodhur midis dy benzave. Dyshohet se makinat kanë qenë me shpejtësi dhe policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.
Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al