Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasen dy makina në Durrës, lëndohet shoferi me fëmijën e tij

schedule18:21 - 7 Nëntor, 2021

schedule 18:21 - 7 Nëntor, 2021

DURRËS– Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Xhavzotaj-Rrashbull, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes policia thotë se është dëmtuar njëri shofer dhe fëmija e tij që ishte pasagjer. Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

“Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. B., Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij“, thotë mes të tjerash policia.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!