Përplasen dy makina në autostradën Laç-Fushë Krujë, plagoset 23 vjeçarja

15:06 | 22/02/202015:060

Një 23 vjeçare është plagosur këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën Laç-Fushë Krujë.

Sipas informacioneve një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe, e cila është dërguar në spital  nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2020, rreth orës 13:00, në autostradën Laç-Fushë Krujë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Toyota” e cila është dërguar në spital  nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono