Përplasen dy kamionë, vdes 37-vjeçari shqiptar, la pas gruan dhe 3 fëmijët

schedule10:41 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 10:41 - 14 Dhjetor, 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali në zonën e Veronës. Hetimet e kryera nga policia italiane zbuluan se dy kamionë u përplasën duke shkaktuar vdekjen e një 37-vjeçari.

Mediat italiane raportojnë se një 37 vjeçar me origjinë shqiptare, banues i Preganziol, humbi jetën duke lënë pas gruan dhe tre fëmijë. Ilir Filolli është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur në Itali në zonën e Veronës.

Mësohet se në aksident u përfshinë dy mjete të tonazhir të rëndë, të enjten e 12 dhjetorit. Hetimet zbuluan se dy kamionë u përplasën, për arsye të panjohura, pak para mesnate, rreth orës 23:40.

Njëri nga shoferët ishte shqiptari Ilir Filolli i cili humbi jetën në vend. Ndërsa shoferi i kamionit tjetër është në spital në gjendje të stabilizuar.

Policia dyshon se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mjegulla e dendur dhe prania e akullit në rrugë./abcnews.al