Përndiqte të renë, arrestohet 32 vjeçari në Durrës

schedule15:38 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 15:38 - 9 Dhjetor, 2021

Policia e Durrësit la vënë në pranga një 32 vjeçar i cili akuzohet se përndiqte një shtetase.

Sipas uniformave blu në qytetin bregdetar, është arrestuar shtetasi me iniciale A. L., 32 vjeç, pasi ka përndjekur dhe kërcënuar shtetasen F. T., 21 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin A. L., 32 vjeç, pasi ka përndjekur dhe kërcënuar shtetasen F. T., 21 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al