Përleshen me thika, përfundojnë në spital dy persona

schedule12:21 - 18 Maj, 2018

schedule 12:21 - 18 Maj, 2018

Dy persona u dërguan në spital me plagë të rënda pasi u përleshën me thika. Ngjarja ndodhi në mes të qytetit të Beratit, në rrethana ende të paqarta. Policia tha se kemi të bëjmë me një konflikt të çastit dhe të dy ndodhen në spitalin rajonal në Berat, ku po marrin mjekim nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!