Përkujtohet 21 vjetori i tragjedisë së Otrantos

schedule12:25 - 28 Mars, 2018

schedule 12:25 - 28 Mars, 2018

Plot 21 vite pas tragjedisë së Otrantos , familjarët përkujtuan 81 viktimat, nga të cilët 24 të humbur në kanalin e Otrantos. Gjatë ceremonisë në Portin e Vlorës ata kërkuan ndëshkim për fajtorë, pasi sipas tyre drejtësia ende nuk është vënë.

Pushime Çala përfaqësuese e shoqatës së tragjedisë së “Otrantos” , tha se tashmë çështja do të ndiqet edhe në shkallë të tjera të drejtësisë, ndërsa një gjyq civil është rihapur dhe në Leçe të Italisë. Në vitin 1997, në kanalin e Otrantos humbën jetën 81persona. Anija ” Kateri Rades” u qëllua nga anija Sibila në ujërat tona territoriale. Në anije ishin 115 persona të nisur nga Vlora. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!