Librazhd-Pogradec në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, ku është theksuar rrëshqitja gjatë orëve të fundit.
Më problematike rrëshqitja në trup të rrugës rezulton pranë Dragostunjës në Librazhd.
Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, thotë se do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.
Autoritetet i bëjnë apel drejtuesve të mjeteve me tonazh të rëndë dhe autobusëve që për arsye sigurie të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën alternative Cerrik-Moglice-Lozhan–Maliq për të shkuar drejt juglindjes deri në stabilizimin e plotë të situatës.
Ndërkohë që autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur vlerësimin e situatës për të parandaluar çdo incident të mundshëm.
Edhe drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe shërbime të shtuara të Policisë Rrugore për devijimin dhe ndalimin e mjeteve të rënda dhe po bashkëpunohet me strukturat përgjegjëse për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë të jenë të pranishme 24/7 në zonë, me qëllim parandalimin e rrezikut për përdoruesit e rrugës dhe garantimin e rendit e sigurisë.


