Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përkeqësohet situata nga Covid në Itali, gjysma e vendit futet në izolim  

schedule16:58 - 12 Mars, 2021

schedule 16:58 - 12 Mars, 2021

Qeveria italiane ka shtrënguar masat antiCovid. Gjysma e vendit futet në karantinë të hënën, duke përfshirë Lazio, rajoni përreth Romën. Vendimi që fut në izolim total 11 rajone vjen për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Kabineti i Kryeministrit Mario Draghi i ka dhënë dritën jeshile një dekreti që do të kategorizojë rajonet në “zonat e kuqe” me rrezik të lartë nëse ato kanë mbi 250 raste javore për 100,000 banorë.

Italia regjistroi 25,673 infeksione të reja të enjten dhe 373 viktima të Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 101,184, përcjell abcnews.al.



Rajonet që përballen me bllokim të plotë nga e hëna përfshijnë Lombardinë, Lazion, Emilia-Romagna, Friuli Venezia-Giulia, Veneto, Piemonte, Marche dhe provincën e Trentos.

Campania dhe provinca Bolzano ishin tashmë në “zonën e kuqe” dhe do të vijojnë të qëndrojnë, ndërsa Abruzzo, Calabria, Liguria, Molise, Puglia, Siçilia, Umbria dhe Lugina Aosta do të jenë në zonën portokalli.

Sardenja ishte klasifikuar në fillim të këtij muaji në “zonën e bardh” me rrezik më të ulët dhe do të qëndrojë po kështu.

Kufizimet do të qëndrojnë në fuqi deri në fundjavën e Pashkëve, gjatë së cilës i gjithë vendi, përveç Sardenjës, do të klasifikohet “zonë e kuqe”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!